Pajtim Zylali i njohur me emrin e artit “Pazza” është nga Struga. Ai deri më tani ka realizuar projekte të shumta, ndërsa së fundi ka finalizuar me klip edhe një këngë e që shfaqet jashtëzakonisht me një projekt të bukur e që për më shumë tregon në bisedën e realizuar për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Vjen me klip të ri?…bëhet fjalë për një klip të gëzueshëm apo të trishtuar?
Me një klip të ri, të dyjat edhe gëzuar edhe i trishtuar…
KOHA: Me çfarë imazhi prezantoheni në këtë videoklip?
Me një stil italian që çdo femër mundem me e pas…
KOHA: Klipi i paraprinë ndonjë projekti të radhës që je duke bërë gati?
Po kam edhe shumë projekte të gatshme.
KOHA: Si e ndieni veten në këtë konkurrencë mes këngëtarëve?
Do jap një frymëzim të ri muzikës shqipe…
KOHA: Besoni tek festivalet që organizohen dhe çmimet që jepen në to?
Po pse jo?
KOHA: Është i rëndësishëm për ju teksti? Ju vetë keni provuar sigurisht të shkruani tekstin e ndonjë kënge?
Po ka shumë rëndësi, është gjithçka që njeriu mund të shprehet, por unë shkruaj tekste dhe për këngëtarë tjerë të skenës.
KOHA: Vihet re së fundi një tendencë e këngëtarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ju kujt do t’ia vinit syrin?
Getoar Selimi, më i madhi në vend.
KOHA: Si e organizon një ditë, një javë, një muaj, një vit, përveç këngës a keni angazhime të tjera?
Po jam i martuar kam dy fëmijë dhe kohën më të madhe e kaloj me ato, por edhe me shoqëri.
KOHA: E shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë i lumtur? Apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndiesh i vetmuar?
Jo nuk besoj, familja nuk të lë vetëm kurrë.
KOHA: Ju ka lindur ndonjëherë dëshira t’i ikni realitetit?
Nuk e di e as nuk më shkon ndërmend aty, unë e bëj se e dua muzikën.