Uashington, 15 nëntor – Kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi, e akuzoi presidentin amerikan Donald Tramp për shantazh në skandalin me Ukrainën, të cilin ai, siç thotë ajo, tashmë e ka pranuar vetë.
“Të japësh ose të shkurtosh ndihmë ushtarake në këmbim të një deklarate publike për një hetim të rremë është ryshfet”, tha Pelosi një ditë pas dëgjimit të parë publik të hetimit për impiçment të Trampit.
“Presidenti e pranoi bisedën dhe tha se ishte e përsosur. Unë them se ai ishte gabim i përsosur, ky është kërcënim”, tha Pelosi.
Demokratët duan të vërtetojnë nëse Trampi e keqpërdori fuqinë e tij kur e mbajti ndihmën ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 391 milionë dollarësh për të kryer presion mbi presidentin e këtij vendi Volodomir Zelenskin që të zhvillojë hetim kundër rivalit të tij politik Xho Bajdenit dhe djalit të tij.
Tramp i hodhi poshtë akuzat se në bisedë me Zelenskin ka kërkuar shërbim për shërim dhe bisedën e tij telefonike të 25 korrikut e përshkroi si të “përsosur”.