Është nderë i jashtëzakonshëm të mbështetesh prej përfaqësuesve të të gjitha bashkësive etnike, prej 31 partive politike, por edhe shumë qytetarëve të cilët aspak nuk janë anëtarë të partive politike, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në fejsbuk, pasi dje mori mbështetjen të jetë kandidat i përbashkët presidencial i koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni në pushtet.
Falënderim të posaçëm shpreh për koalicionin politik të udhëhequr nga LSDM-ja dhe personalisht Zaevin, të cilët siç thotë kanë bërë hap politik pa precedent, pas pesë viteve të më japin mundësinë sërish të hyjë në garën për president, pasi në vitin 2014, të gjithë ne ishim lëndë e inxhinierisë brutale të zgjedhjeve.
“Të nderuar qytetarët, prej dje më dhatë përgjegjësi të madhe politike, të cilën gjatë muajve dhe viteve të që vijnë, kamë për qëllim, së bashku me të gjithë ju, ta arsyetojë tërësisht, në interes të jetës më të mirë dhe më të lumtur për të gjithë në vendin tonë”, shkruan Pendarovski në Facebook.(koha.mk)