Shkup, 4 qershor – Si president i Maqedonisë së Veriut, nga Bashkimi Evropian pres udhëheqësi dhe vendosmëri, pres menjëherë ta caktojnë datën për t’i filluar negociatat negociatat për anëtarësim. Ky është kombinim fitues për të gjitha palët e cenueshme, porositi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në konferencën rajonale “Zgjerimi i BE-së në udhëkryq” në Klubin e Podgoricës. që mbahet sot në Shkup .
BE-ja, theksoi Pendarovski, duhet të mbetet konsekuent në pritjet e larta që i krijon tek qytetarët.
“Përderisa Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë nuk u jepet datë për negociata për anëtarësim, ndërsa Bosnje e Hercegovinës mendim pozitib për parashtrimin e kërkesës për anëtarësim, në vend të avancimit esencial në rajon do të ketë dëshpërim. Lidhur me çështjet më të vështira ne e kemi bërë pjesën tonë, tani mbetet që Këshilli Evropian ta bëjë pjesën e vet. T’ua japë qytetarëve tanë datën e merituar për fillimin e negociatave inkuadruese . Çdo shtyrje shtesë, do ta prishë kredibilitetin e BE-së, do t’i demotivojë qytetarët, do ta ngadalësojë procesin reformues dhe negativisht do të ndikojë në stabilitetin e tërë rajonit”, tha presidenti Pendarovski.
Javën e kaluar, tha, Maqedonia e Veriut e mori raportin më të mirë dhe më pozitiv nga KE-ja për avancimin dhe integrimet.
“Morëm rekomandim të pastër dhe të pakusht për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE. Që të arrijmë deri këtu nuk ishte aspak e lehtë. Për një kohë shumë të shkurtër arritëm të zgjidhim çështje shumëvjeçare. Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në rajon që tani më nuk ka çështje të hapura me fqinjët e saj, por vetëm perspektiva të hapura”, theksoi Pendarovski.
Theksoi se ka edhe shumë të punohet dhe se merren aktivitete që të arrihet avancim esencial dhe demokratik për qytetarët.
“Jemi të gatshëm t’i fillojmë negociatat për hyrje në BE. Anëtarësimi në BE dhe në NATO është prioritet ynë më i lartë strategjik. Kam shfaqur shpresë se edhe BE-ja do ta ndjekë shembullin e NATO-s dhe do të japë datë për fillimin e negociatave. Negociatat për anëtarësim do të jenë faktor koheziv në shoqërinë tonë multietnike. Data do t’i motivojë institucionet në shtet që me përgjegjësi t’i zbatojnë reformat esenciale, të nevojshme për demokraci stabile dhe funksionale. Të mos harrojmë se integrimi në BE është emëruesi i vetëm i përbashkët i të gjitha vendeve në Ballkanin Perëndimor”, vlerësoi Pendarovski.
Në konferencën e Klubit të Podgoricës porositi se bashkëpunimi rajonal është kyç për zhvillimin e shteteve tona dhe mundëson lidhje në të gjitha nivelet.
“Besoj se Klubi i Podgoricës, si këshill i liderëve me përvojë, do t’i ndihmojë edhe këtë herë dhe ju këtë e bëni me vizionin tuaj ambicioz për Ballkanin Perëndimor ‘Vizioni 2030’, vizion që është shkarkuar nga e kaluara dhe historia dhe tërësisht është i fokusuar në të tanishmen dhe të ardhmen”, porositi Pendarovski.