Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët për president i qytetarëve dhe i 31 partive politike, në takim me banorët e Kratovës, kërkoi mbështetje më 21 prill, sepse koncepti për progres sjellë të ardhme të sigurt të shtetit, i hap perspektivat për të rinjtë dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve. Këtë herë, sic tha Pendarovski, do të fitojmë, sepse shumica e qytetarëve e mbështesin këtë koncept, përcjellë KOHA.
“Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian është qëllimi jonë strategjik. Ftesa për anëtarësim në NATO na mundëson garanci për kufijtë, siguri nga 29 vendet anëtare të NATO-s. Me marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në hapen fondet parainkuadruese dhe mjetet do të përdoren për zhvillim të bujqësisë, turizmit dhe për standard më të mirë”, deklaroi Pendarovski.
Ai, mes tjerash foli edhe për politikat e ish-pushteti, duke shtuar se regjimi i familjes mendonte si më shumë para të grumbullojë.
“Për fat të keq në atë kohë shumë fëmijë të artë na u larguan sepse nuk kishin mundësi këtu. Punët ndryshuan dhe vendi eci përpara, të mos lejojmë që përsëri të kthehemi prapa. Ky do të jetë përkeqësim i së ardhmes të të rinjve tanë. Për këtë, të zgjedhim progresin. Rrethimi i numrit 3 në këto zgjedhje është zë për zhvillim, e ardhme e sigurt e të rinjve, më shumë para te qytetarët”, tha Pendarovski.
Ndryshe, sipas tij zëri i kundër kandidatit Siljanovsk, është zë kundër PSP-së dhe kundër progresit. (koha.mk)