Kumanovë, 27 shkurt – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot ishte për vizitë në komunën e Kumanovës.
Siç kumtoi kabineti i tij, Pendarovski e vizitoi qumështoren “Buçen Kozjak”, të formuar në vitin 1983, si qumështorja e parë private në territorin e shtetit tonë. Para presidentit Pendarovski u prezentua procesi prodhues në kompani, plasimi i produkteve dhe i planeve të ardhshme të menaxhmentit të kompanisë.
Gjatë qëndrimit në Kumanovë, presidenti Pendarovski u takua edhe me të punësuarit në bibliotekën “Tane Georgievski”, që sivjet e shënon 75-vjetorin e ekzistimit të saj.
Presidenti Pendarovski realizoi takim edhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga rajoni i Kumanovës, si edhe me gazetarë lokalë dhe korrespondentë, të cilët e njoftuan për punën e tyre dhe sfidat në financim dhe funksionim.
Gjatë vizitës në Kumanovë, presidenti Pendraovski u takua me dr. Nurie Aliji, e cila mbi 20 vjet kujdeset për shëndetin e grave në Kumanovë. Për momentin ajo i ka 12 mijë paciente. Është autore e 23 punimeve shkencore dhe është bartëse e Çmimit të Nëntorit të Qytetit të Kumanovës.
Në takim ajo theksoi se është krenare me arritjen e saj, ndërsa kënaqësinë më të madhe e gjen duke ju ndihmuar njerëzve. Edhe krahas punës shkencore
voluminoze, prioritet i saj janë pacientët. Presidenti Pendarovski theksoi se duhet të potencohen shembujt pozitiv në shoqëri, siç është dr. Aliji.(koha.mk)