Uashington, 16 dhjetor – SHBA-ja i shfrytëzon bazat ushtarake, duke e përfshirë edhe bazën e aviacionit Inxhirlik, vetëm me leje të Ankarasë. Kështu komentoi Pentagoni për deklaratën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për mundësinë për mbylljen e bazave Inxhirlik dhe Kurexhik nëse Uashingtoni vendos sanksione ndaj Ankarasë për shkak të sistemeve raketore C-400.
“Prania e forcave amerikane në bazat turke, duke e përfshirë edhe bazën Inxhirlik, zbatohet me leje të qeverisë turke. Ne e shohim statusin e forcave tona në Turqi si simbol i përkushtimit tonë afatgjatë për të bashkëpunuar dhe ta mbrojmë aleatin tonë dhe partner strategjik i NATO-s”, njofton TASS duke e transmetuar deklaratën e Pentagonit.
Ata theksojnë se Turqia, “kontribuon për (misionet) e NATO-s në Afganistan, Kosovë, Irak dhe është ‘i rëndësishëm’ për qëllimet e strategjisë kombëtare për mbrojtjen e SHBA-së”.
“Pentagoni tenton ta mbajë këtë marrëdhënie dhe i bëri thirrje Turqisë të zhvillojë politikë konstruktive për C-400 dhe sfera tjera të mosmarrëveshjes”, shton Pentagoni.