Uashington, 22 shkurt – Ministria amerikane e Mbrojtjes ka bërë të ditur se do të realizojë fluturim vëzhgues mbi Rusi në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare Qiell të hapur.
Sipas Pentagonit, fluturimi do të realizohet me qëllim të vlerësohen aktivitetet ushtarake ruse.
Marrëveshja Qiell i hapur është nënshkruar në vitin 1992 në Helsinki, ndërsa ka hyrë në fuqi në vitin 2002 duke u mundësuar 34 vendeve nënshkruese të fluturojnë mbi territore tjera për vëzhgim të ndërsjellë të aktiviteteve ushtarake.
“Ai është fluturim i parë në pajtueshmëri me Marrëveshjen. Rusia për fluturimin vëzhgues i cili do të zgjat dy ditë është lajmëruar më 12 shkurt”, ka deklaruar zëdhënësi i Pentagonit, Xhejmi Dejvis.
Avioni OC- 135 duhet ta lëshojë Rusinë të shtunën.
“Në avionin amerikan do të ketë edhe delegacion rus i cili do të vëzhgojë të gjitha etapat e fluturimit”, ka thënë Dejvis.