Për herë të parë, në Calgary të Kanadasë për Festën e Flamurit, zyrtarisht do të ngrihet flamuri shqiptar. Shoqata Shqiptaro-Kanadeze që operon në Calgary, ka bërë me dije se në nderim të festës së Pavarësisë, me angazhimin serioz dhe këmbënguljen e tyre, flamuri shqiptar do të valëvitet në krah të flamujve të tjerë në bashkinë e qytetit, transmeton “ATSH”. Flamuri kuqezi do të ngrihet zyrtarisht këtë vit për herë të parë, në ditën e flamurit, më datë 28 nëntor, përcjell albinfo.ch. Shoqata Shqiptaro-Kanadeze shkruan se për herë të parë, në Calgary, për Festën e Flamurit, zyrtarisht do të ngrihet flamuri shqiptar. Në mesditën e së mërkurës, më 28 nëntor, flamuri shqiptar do të ngrihet para City Hall, tek Olympic Plaza.