Shkup, 23 tetor – Sot, kryeministri kosovar Avdullah Hoti ka realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut ku është pritur me të gjitha ceremonitë e larta shtetërore nga krerët e shtetit përfshirë këtu kryeministrin Zaev, presidentin Pendarovski, kryeparlamentarin Xhaferi, liderin e BDI-së Ahmeti e shumë personalitete tjera përfshirë këtu zëvendës kryeministrin e parë Grubi dhe ministrin e jashtëm Osmani, shkruan gazeta KOHA.
Kështu, Hoti është kryeministri dhe zyrtari i parë dhe më i lartë kosovar i cili pritet në takim me himnin zyrtarë dhe gardën shtetërore dhe të gjitha protokollet e duhura edhe pse Kosova që nga viti 2008 ka shpallur pavarësinë kurse Maqedonia e Veriut e ka njohur si shtet ndër të parat dhe pas shumë vitesh Zoran Zaev është kryeministri i parë maqedonas që pret me të gjitha protokollet zyrtare ashtu si duhet homologun e tij koosva, transmeton gazeta KOHA.
Ndryshe, kryeministri kosovar Hoti qëndroi sot për vizitë në Shkup kurse në kuadër të delegacionit që e shoqëronte atë ishte dhe zv.kryeministri Selmani dhe ministrja e jashtme Haradinaj-Stublla. (koha.mk)