Shkup, 19 maj – Gjatë kontrolleve të përforcuara të policisë, dje nga ora 14:00 deri në orën 19:00 zyrtarët policorë kanë zbuluar 12 shkelje të ligjit të kryera nga motoçikleta, njofton Koha.mk
Siç kumton MPB-ja, një motoçiklist ngiste pa patentë shoferi, dy personave u kishte skaduar patenta e shoferit, tre kanë vozitur me kategori më të rëndë se sa u është lejuar dhe gjashtë janë sanksionuar për mos shfrytëzimin e kasketës.
“Policia e rrugore, dje ka kryer kontroll të zgjeruar të veprimit për zbulimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë me automjete në territorin e Shkupit në periudhën prej ora 06:00 deri në orën 24:00. Me këtë rast 58 vozitës e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, ndëlrsa lëshuar 45 urdhra të detyrueshëm të pagesave dhe 13 shoferë janë paralajmëruar me shkrim”, kumton MPB. (koha.mk)