Shkup, 14 nëntor – Kuvendi sot në vazhdim të seancës së 65-të e rrumbullaksoi debatin rreth Propozim ligjit për shlyerje të interesave për pagesë të borxheve që dalin nga shërbimet nga veprimtari komunale, telefoni, operatorë mobil dhe kabllor, taksë radiodifuzive , mirëmbajtje të hapësirave të përbashkëta, ujitje dhe kullim të tokës bujqësore, me procedurë të shkurtuar.
Propozohet shlyerje e normave të interesit për pagesë të borxheve për shërbimet e përfshira me ligjin, për të cilat ekzistojnë vendime për përmbarime të lëshuara nga gjykata përfundimisht me 25 majin e vitit 2006, të transferuara tek noteri apo përmbaruesi.
Sipas ligjit, të drejtë të shlyerjes së interesit do të realizojë çdo person fizik – detyrues, i cili do të kryejë pagesë të borxhit kryesor dhe shpenzimet (gjyqësore, notere, avokature, shpenzime përmbaruese), në procedurën në afat prej 12 muajve nga dita e publikimit të Vendimit të miratuar në Këshillin drejtues të kreditorëve, që i shlyejnë interesat për pagesë të borxheve që dalin nga shërbimet e parashikuara.
Deputetët e kanë përfunduar edhe debatin për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për noteriat, me të cilat, siç qëndron në elaborim, do të tejkalohen dobësitë e konstatuara të ligjit ekzistues, do të rirregullohen dhe riprecizohen dispozita ligjore, për të cilat për shkak të mospërputhjeve në praktikë kishte interpretim ndryshe.
“Me këtë ligj risi është ajo që pjesëmarrësi në procedurë para noterit ka të drejtë në përzgjedhje të lirë të noterit me qëllim që të ndikojë në parandalimin e dukurisë së konkurrencë jolojale dhe të parandalohet koncentrimi më i madh i lëndëve tek një noter. Risi është edhe ajo që ndalesa e noterit të kontraktojë dhe paguajë në kundërshtim me tarifën notere”, tha deputetja e LSDM-së, Lidija Tasevska.
Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për përmbarim, për të cilat gjithashtu është debatuar, duhet të lehtësohet, thjeshtësohet, lirohet dhe rritet efikasiteti gjatë realizimit të të drejtave të qytetarëve dhe personave juridikë dhe të gjithë pjesëmarrësit në procedurën para përmbaruesit.
Ligji do të shkarkojë edhe revizion të plotë të Tarifës për çmim dhe kompensim për punën e përmbaruesve dhe revizionit dhe miratim i akteve nënligjore.
Për tre ligjet, siç informoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, do të votohet në mënyrë shtesë.