Shkup, 2 shtator – Udhëheqësja televizive Lila Filipovska sot më shumë se një orë është marrë në pyetje në Prokurorinë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me hetimin për rastin “Zhvatja”.
Nga Prokuroria thonë se Filipovska është thirrur të jep informatat e nevojshme.
Ajo gjatë daljes nga Prokuroria nuk deshi të jap deklaratë për mediat. Ekipeve të gazetarëve u dërgoi puthje me fjalët “përshëndetje shoqëri”.
Në lidhje me “Zhvatja” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçec dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva.