Shkup, 21 maj – Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Qëllimi i këtij takimi mes partnerëve të koalicionit kanë qenë ndryshimet kadrovike në Qeveri, të cilët muajin e kaluar u paralajmëruan nga ana e kryeministri Zaev, shkruan KOHA. Ky takim i cili ka përfunduar para pak çastesh është realizuar vetëm mes Zaevi dhe Ahmetit, pa prezencën e funksionarëve tjerë të të dyja palëve. Nga kabineti qeveritar kanë theksuar se përmes një kumtesë do ti bëjnë të ditura të gjitha detajet e takimit. (koha.mk)