Shkup, 13 gusht – Skuadra e Renovës në fillim të sezonit luajti vetëm barazim pa gola me ekipin e Strugës, ndërsa “gipspunuesit” u tronditën me lajmin se Alban Taipi (17), talenti i madh i ekipit, i cili vitin e kaluar bëri debutimin e tij ndaj Vardarit në moshën 16 vjeç, pësoi një dëmtim të rëndë.
Nga klubi për Albsport.mk, e kanë konfirmuar se bëhet fjalë për këputje të ligamentet e para të kryqëzuara. Ky është një nga lëndimet më të rënda që mund t’i ndodhë një futbollisti. Nga klubi i Renovës thanë që Taipi do të futet në sallën e operimit javën që vjen, ndërsa ai do të mungojë së paku 6-7 muajsh, që do të thotë se sezoni për të ka marrë fund, përcjellë gazeta Koha.mk
Ky lëndim ka prishur edhe planet e skuadrës, pasi që pikërisht në Taipin kishin një të ri U21 i cili do të luante me ekipin e parë, sipas rregullores së FFM-s. Tani skuadra e Bujar Islamit është në kërkim të një përforcimi të ri, i cili sigurisht duhet të ketë dhe kualitet, duke llogaritur se do të jetë në lojë nga minuta e parë. Kujtojmë se i riu Taipi u lënduar para ndeshjes Renova – Struga në seancën stërvitore.
Skuadra e Renovës javën e dytë të kampionatit është mysafire e Borecit në Veles, ndeshje kjo që do të luhet të dielën me fillim në orën 17:00.