Në ndeshjen e Kupës së Italisë mes Fiorentinës dhe Atalantës e planifikuar më 27 shkurt në stadiumin Artemio Franchi, skuadra vjollcë do të përgatisë në stadium një koreografi mbresëlënëse në nder të Davide Astorit, i cili humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak në 4 mars të vitit të shkuar.
Një koreografi që do të përfshijë të gjithë stadiumin, para se tifozët të hyjnë në stadium s në çdo sektor të tribunës tifozët do të gjejnë bankete me flamuj me shkrimin “Për Davidin, për Firencen, për Fiorentinën”.