Një zgjidhje e re ligjore po përgatitet për punën e tregjeve. Qeveria, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë punon për një zgjidhje të përbashkët me përfaqësuesit e të gjitha odave ekonomike.
Këtë e paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Sipas tij, po vonohet zgjidhja ligjore e miratuar sivjet.
“Kjo nuk do të zgjasë si zgjidhje e propozuar para një viti. Ndërkohë po bisedojmë me të gjitha palët e prekura që të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Bekteshi, duke shtuar se mbesin në propozimin që tregtarët të posedojnë licenca për punë.
Tregtarët në pajtim me zgjidhjen aktuale ligjore duhet të posedojnë licencë për punë të cilën e sigurojnë një shoqatë, ndërsa me zgjidhjen e re, siç paralajmëron, licencat do t’i lëshojnë të gjitha odat ekonomike.