Mattia Perin është duke qëndruar momentalisht në Torino. Portieri italian po kalon testet mjekësore tek kampionët aktual të Italisë, Juventus. Aktualisht Perin është fotografuar duke u futur në J Medicial Torino. Juventus dhe Genoa kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Perin në Torino. Reprezentuesi italian do t’i kushtojë 12 milionë euro Juventusit plus tri të tjera në formë bonusesh. Perin do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me bardhezinjtë. Paga e Perin në Torino do të jetë 2,5 milionë euro në stinor. Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodhë pasi t’i kalojë portieri italian testet mjekësore.