Athinë, 6 dhjetor – Pjesëtarët e policisë greke sonte u përleshën me një grup anarkistësh në lagjen Eksarhia të Athinës, ku para 10 vjetëve u vra i riu Aleksis Grigoropulos.
Siç informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, anarkistët ndaj policisë hodhën dhjetëra koktej molotovi dhe mjete tjera piroteknike, ndaj të cilave policia u përgjigj me gaz lotsjellës
Anarkistët e bllokuan rrugën me kontejnerë dhe ndezën zjarre, me qëllim që ta pengojnë qasjes e policisë, ndërsa janë djegur të paktën edhe dy automobila
Para trazirave të sontme në Eksarhia, i cili njihet si vend i mbledhjes së anarkistëve, sot vonë pasdite protesta të qeta me rastin e 10 vjetorit të vrasjes së Grigoropulos u mbajtën në qendrën e Athinës.
Një pjesë e sloganeve që i brohoritën pjesëmarrësit në protestë ishin kundër policisë dhe dhunës policore.