Mot i stuhishëm, i përcjellë me shira të rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në disa rajone të pjesës veriperëndimore të Italisë.
Shirat në 24-orët e fundit përmbytën sipërfaqe të mëdha në pjesën qendrore të Milanos, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan se lumi Seveso mund të dalë nga shtrati.
Pjesa më e madhe e rrugëve janë të mbyllura për qarkullim për shkak të përmbytjeve ose pemëve që janë rrëzuar.
Stuhia e përfshiu edhe Xhenovën me erë me shpejtësi prej rreth 120 kilometra në orë.