Moskë, 29 tetor 2018 – Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp në takimin më 11 nëntor në Paris do të bisedojnë për më shumë çështje të lidhura me stabilitetin, si dhe për Marrëveshjen për likuidim të raketave me rreze veprimi të mesme dhe të shkurtra në Evropë, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov.
Takimi do të mbahet në margjinat e kremtimit të njëqindvjetorit nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore dhe qëllimi i tij kryesor, siç theksoi Peskov, është që Putini dhe Trampi “t’i harmonizojnë orët”.
“Para presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së qëndrojnë shumë çështje për të cilat duhet të këmbejnë mendime. Ende ekzistojnë shumë çështje të cilat u dedikohen stabilitetit, edhe më shumë pas qëllimeve të theksuara të SHBA-së për tërheqje nga Marrëveshja për likuidim të raketave me rreze të mesme dhe të shkurtra në Evropë”, theksoi Peskov, duke shtuar se Putini dhe Trampi gjithashtu do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale midis Rusisë dhe SHBA-së