Shpesh trupi na jep sinjale të cilat nuk duhet ti injorojmë, pasi janë shumë të rëndësishme për të parandaluar sëmundje të rënda.
Mes tyre edhe njollat në lëkurë nuk duhen lënë pas dore. Kjo pasi janë të shumtë personat të cilët çdo vit, vdesin për shkak të kancerit në lëkurë, vetëm sepse nuk u kontrolluan në kohë tek mjeku, për atë nishan të ri të kuq, që u shfaq para disa muajsh.
Një nishan i kuq si ai që shikoni në fotografi, duhet kontrolluar të mjeku dermatolog, në mënyrë që të merret trajtimi i nevojshëm. Në pjesën më të mirë të rasteve bëhet fjalë për patologji pa rrezik, por që nuk duhen nënvlerësuar, për shkak se mund të ngatërrohen me diçka shumë më të thjeshtë nga ajo që është në të vërtetë.
Kështu që nëse vini re pika të kuqe në lëkurë, në disa pjesë të trupit, përgjithësisht një gjë e tillë nuk alarmon dhe që nuk sjellin rrezik, pasi janë njolla që shfaqen me kalimin e viteve. Por ka të tjera që mund të rrezikojnë kancerogjene, ndaj në këtë rast është më mirë të konsultoheni me mjekun, shkruan noa.al.
Shpesh ato hiqen me teknika inovative si lazer, krioteraopia ose elektrokirurgjia.
Kështu që nëse vini re nishane të tilla në lëkurë, mos ngurroni ti drejtoheni mjekut, pasi vetëm ai do dijë të kuptojë llojin e nishanit dhe trajtimit që duhet marrë.
Ndaj duhet të tregoni kujdes, pasi është në lojë jeta juaj.