Ka qenë pikërisht një foto, në të cilën Pike mban në dorë një qese kartoni, me produkte të skuadrës së Bajernit të Munihut, e cila ka mjaftuar që zërat për një transferim të mundshëm në Bundesligë të nisin. Edhe thjesht lirshmëria e qendërmbrojtësit të Barcelonës dhe gatishmëria e tij kundrejt fansave bavarezë ka bërë shumë përshtypje, sepse në shumë raste të tilla, lojtarët bëjnë çmos që të fshihen, për të qëndruar larg.