Gjenevë, 2 maj – Shkolla, objekte mjekësore dhe zona banimi në pjesën veriperëndimore të Sirisë, që është nën kontroll të kryengritësve, janë goditur nga bombardime të më të ashpra me bomba fuçi në 15 muajt e fundit, deklaroi koordinatori humanitar rajonal i Kombeve të Bashkuara Panos Mumcis, përcjellë KOHA.
Forcat ruse dhe siriane i kanë intensifikuar sulmet ajrore dhe gjatë natës e kanë granatuar rajonin veriperëndimor. Ky është sulmi më i madh pasi është shpallur zonë e demilitarizuar në suaza të marrëveshjes ruso-turke.
Fuçi janë bomba të improvizuara të cilat shpesh përshkruhen si mjete fluturuese të improvizuara eksplozive. Ata zakonisht janë të bëra nga kontejner i madh metalik i mbushur me eksploziv, por edhe shrapnelë apo aeroplan. Bombat fuçi nuk janë precize, ndërsa sipas konventave ndërkombëtare janë edhe të paligjshme. (koha.mk)