Shkup, 1 mars – Në periudhën prej orës 9 deri në orën 13 sot pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugëve “Boca Ivanova” pa numër dhe objektet e firmave “Gashi Komerc”, “Jafa Promet DOOEL”, “Klan DOOEL”, Shkup dhe “ABC Komerc” në komunën e Butelit.
Siç informojnë nga QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të aktiviteteve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik.