Ata i marrin turistët nga porti në qendër të ishullit, duke u ngjitur në një tatëpjetë prej 500 metër nën diellin përvëlues. Dhe kjo ndodh katër deri në pesë herë në ditë. Tani ata do të jenë më të mbrojtur dhe do të ketë kohë të caktuar dhe ngarkesa të zgjedhura. Po flasim për gomarët e shtrenjtë të Santorinit. Autoritetet lokale të ishullit xhevahir kanë vendosur të ndryshojnë rregullat dhe të marrin në mbrojtje gomarët që transportojnë turistë nga porti në kryeqytetin e ishullit, Fira (ose Thera), që është disa qindra metra më lartë. Vendimi erdhi pas protestave të disa aktivistëve të të drejtave të kafshëve dhe për të shmangur publicitetin negativ për ishullin popullor me turistë nga e gjithë bota. Tani e tutje nuk do të lejohet të rrihen gomarët, duke i dënuar pronarët me gjoba. Çështja shpërtheu pasi në rrjetet sociale u publikua një video ku shihej pronari i një gomari duke rrahur kafshën e tij. Të premten u zhvillua një protestë nga katër grupe aktivistësh që përfundoi me përleshje. Të shtunën Bashkia reagoi duke vendosur masat e reja, pasi pronarët e gomarëve sulmuan protestuesit. Masat gjithashtu sigurojnë që gomarët do të ‘mbahen në hije’ gjatë pushimeve dhe do t’u jepet ujë më rregullisht.