Basketbollisti belg, Manu Lecomte ka shkaktuar një skandal të madh në Spanjë.
Ai nuk i është bindur rregullave të karantinës dhe ka bërë disa stërvitje në palestër, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta KOHA.
Me këtë veprim, ai është mburrur në ‘Instagram’, ani pse situata në Spanjë është alarmante për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.
Lecomte luan për Gran Canaria, teksa bëhet e ditur se ai nuk do të ndëshkohet nga klubi.
Belgu ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij të re shkaku i një lëndimi. Ndërkaq, ai po stërvitet vazhdimisht për t’u rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur.
Escándalo en Gran Canaria: Manu Lecomte se salta el confinamiento para entrenar https://t.co/y6rx3CYbcq vía @jesus_izdo pic.twitter.com/uTMc8QxdaC
— MARCA Baloncesto (@MarcaBasket) March 25, 2020