Real Madridi pësoi humbjen e radhës ditën e djeshme duke u mundur me rezultatin 0-1 nga Totenhemi në trofeun “Audi Cup”. Skuadra madrilene nuk po arrin të tregojë vlerat e saj në këtë fazë përgatitore dhe ka zhgënjyer jo pak, megjithatë për trajnerin Zidan duket se nuk ka shumë vend për panik.
Trajneri francez i Realit, u shpreh se skuadra ka bërë nj përmirësim të dukshëm dhe se nuk ka vend për shqetësime pasi do të rikthehet te rezultatet. Ai u ndal edhe te çështja Bejl dhe mungesën e tij në turne, si edhe foli për Hames Rodrigezin.
“Pavarësisht se po humbasim, ne po bëhemi më të mirë çdo ditë. Këto janë futbollistët që Reali ka për momentin por deri në 31 gusht mund të ndryshojë gjithçka. E kemi nisur fazën keq por tifozët nuk duhet të shqetësohen duke qenë se në ndeshje zyrtare kemi nevojë për fitore. Sa i përket Hamesit, mund të them se është i Realit por vetëm kaq, nuk e di të ardhmen e tij. Bejl nuk erdhi sepse nuk e ndjente veten mirë. Folëm me doktorin dhe na tha se është më mirë të pushojë”, u shpreh Zidan.