Gervinho i ka surprizuar të gjithë me formën e tij në Serinë A te Parma, por aventura e sulmuesit mund të mbyllet më shpejt seç pritej. Sulmuesin nga Bregu i Fildishtë West Hami po mendon ta rikthejë në mënyrë të bujshme në Premier League për të zëvendësuar të dëmtuarin Yarmolenko, i cili do të mungojë gjatë për shkak dëmtimi. Manuel Pellegrini e njeh mirë sulmuesin 31-vjeçar, pasi kanë punuar së bashku për 2 sezone tek Hebei Fortune në Kinë. Gjithsesi, vetëm me një ofertë serioze Parma mund të privohet nga Gervinho.