Ekziston një kafene në New York që të ndalon përdorimin e fjalës “literally” e përkthyer në shqip si: “fjalë për fjalë” ose “me pak fjalë”. Pronarët e këtij lokali të quajtur “Continental” mendojnë se kjo fjalë është fjala më e përdorshme por edhe më e bezdisshmja në jetën e përditshme. Më tej stafi i lokalit paralajmëron të gjithë ato që e përdorin këtë fjalë, brenda 5 minutash të mbarojnë pijen e tyre dhe të ikin. Më tej fleta paralajmëruese mbyllet me fjalën “Ndaloni Kardashianizmin”. Menjëherë pas kësaj lokali përtej komenteve pozitive mori edhe komente negative nga gra të cilat e komentonin si maskilist pronarin e kësaj kafeneje. Por menjëherë ka reaguar zoti Smith që është edhe pronari i këtij bari i cili i konsideron këto akuza edhe më qesharake se fjala e “literally”. “Të gjithë që më njohin e dinë se unë jam një feminist”, tha ai. Më tej Smith ka vendosur edhe një mbishkrim në tualetin e lokalit , ku shkruan: Klienti e ka gjithmonë gabim. Këto shprehje kanë bërë që lokali të bëhet hit në internet.