Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është ofruar te Barcelona. Sipas Diario Gol, francezi ka biseduar me agjentin Mino Raiola, për transferimin e mundshëm në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info, përcjellë gazeta Koha.
Real Madrid dhe Juventus që një kohë janë të interesuar për mesfushorin, i cili kërkon largimin nga “Old Trafford”.
Raportimet e fundit thonë që Pogba dhe Raiola janë duke ‘tradhtuar’ presidentin e “Los Blancos”, Florentino Perez duke qenë në kontakt me rivalin e tyre të përjetshëm. Vlera e fituesit të Kupës së Botës prek shifrën prej 180 milionë eurove.