Mauricio Poketino insiston se e ardhmja e Harri Kin te Totenhemi nuk varet nga fitorja e trofeve, duke pretenduar se sulmuesi anglez do të qëndrojë për një kohë të gjatë. Kane është kthyer në një nga lojtarët më të mirë në qarkullim, duke fituar “Këpucën e Artë” në dy sezonet e fundit të Premier Ligës. Pas një starti jo edhe aq edhe mirë të sezonit, ai shënoi një dopietë ndaj Evertonit dhe Borussia Dortmundit në “Champions League”.
Një formë kaq e mirë ka bërë që thashethemet e një largimi të tij të rriten dhe, megjithëse ai ka një kontratë deri në 2022, ish-trajneri i Spars Tim Shervud ka sugjeruar së fundmi se klubi do ta humbasë nëse nuk arrin të fitojë trofe. Por, Poketino nuk është dakord. “Njerëzit gjithmonë thonë se duhet të fitojmë trofe nëse duam që Harri të qëndrojë këtu. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë megjithëse nuk kemi fituar asnjë trofe. Ai do të qëndrojë këtu për shumë vite të tjera”, deklaroi Poketino.