Adis Abebë, 8 nëntor 2018 – Policia në Etiopi zbuloi varrezë masive në pjesën lindore të vendit me trupa të rreth 200 njerëzve, lajmëroi DPA.
Varreza është zbuluar gjatë hetimit për Abdi Mohamed, ish-president i rajonit kufitar Somali.
Mohamed është i dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndërlidhet me forcat speciale policore, aktive në rajon, për të cilat është e njohur se kanë kryer dhunë. Ai për momentin ndodhet në paraburgim.
Kufomat do të zhvarrosen gjatë 14 ditëve në vijim, kumtoi policia. Ende nuk është e qartë se prej nga janë njerëzit dhe as çka u ka ndodhur.
Autoritetet etiopiane druajnë se qindra njerëz e kanë humbur jetën gjatë trazirave mes disa grupeve etnike në rajonet kufitare lindore në fillim të gushtit