Zagreb, 5 nëntor – Policia e Kroacisë ka gjetur 156 kilogramë marihuanë në det në afërsi të qytetit Orebiç dhe tek ishujt Korçulla dhe Mlet.
Marihuana ka qenë e paketuar në pako, ndërsa policia e ka gjetur pasi që ka marrë denoncim nga qytetarët.
Supozohet se kontrabandistët kanë tentuar që ta dërgojnë drogën nga Shqipëria apo Mali i Zi në Itali.
“Bëhet fjalë për marshrutë të zakonshme detare të kontrabandistëve dhe kur ka avari të anijeve të tyre, deti në bregun tonë nxjerr pako me drogë. Në vijim është hetimi që të vërtetohet se kush është pronari i marihuanës”, kumtoi policia.