Policia franceze raportohet se kishte zbuluar një sulm të planifikuar terrorist në këtë fundjavë në stadiumin e Paris Saint-Germainit.
Mësohet se pajisja shpërthyese u gjet afër “Parkut të Princave” të shtunën në mëngjes, pak orë para se të grumbulloheshin 50 mijë shikues për të ndjekur ndeshjen ndaj Bordeauxit.
Një burim i policisë ka konfirmuar lajmin për “DailyMail”, duke thënë se pajisja shpërthyese u gjet në një hapësirë afër stadiumit.
“Pesë të dyshuar ishin arrestuar në vend të ngjarjes, përfshirë një person të njohur për lidhjet me organizatat islamike”, ka thënë burimi.
Kjo s’është hera e parë që një stadium futbolli në Fancë është cak i terroristëve. Franca ishte duke luajtur me Gjermaninë në shkurt të 2016-s kur u vranë tre njerëz pas sulmeve me bomba.