Policia në Peru njoftoi se ka konfiskuar 1,3 ton kokainë të fshehur në kontejnerë në portin në afërsi të Limës dhe se ka arrestuar 17 persona. Grupin e kontrabandistëve të drogës e ka udhëhequr një meksikan, ndërsa e ka financuar një brazilian, njoftoi policia. Droga duhet që të transferohej në Meksikë, ndërsa më pas në SHBA me ndihmën e kartelit meksikan të narkotikëve, Sinaola, njoftuan mbrëmë vonë autoritetet në Peru. Arrestimet u zbatuan në disa qytetet peruane, ndërsa midis të arrestuarve është kontrabandisti i njohur lokal, braziliani Nelson Dobins Robelo. Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës me 400 ton drogë dhe të ardhura prej 8,5 miliardë dollarësh.