Ankara, 22 nëntor – Policia turke në vendkalimin Hemzabejlil/Lesovë në kufirin mes Turqisë dhe Bullgarisë ka sekuestruar 400.000 tableta, të cilat kanë përmbajtur substanca narkotike.
Tabletat janë zbuluar në një automobil me targa turke, që ka udhëtuar nga Bullgaria drejt Stambollit.
Pesha e përgjithshme e tabletave të sekuestruara, nga të cilat pjesa më e madhe LSD, ka arritur rreth 150 kilogramë.
Në kuadër të aksionit janë arrestuar shoferi i automobilit dhe bashkudhëtari i tij, si dhe tre persona tjerë nga Stambolli, të cilët dyshohen për ndërlidhje me kontrabandë të tabletave narkotike.
Të gjithë pesë të arrestuarit edhe më parë kanë qenë të dënuar për kontrabandim të drogës.