Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në lidhje me planin e SHBA-ve për formimin e “Forcës së Sigurisë Kufitare” në Siri, tha se “do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij”. Guterres, iu përgjigj pyetjeve të rendit të ditës, në pres konferencën e organizuar në selinë e OKB-së në New York. Ai duke tërhequr vëmendjen se bashkësia ndërkombëtare është e pasuksesshme në shumë çështje dhe konflikte të zgjatura si dhe çështjes së terrorizmit, tha se “përballemi me një nyje në Lindjen e Mesme, si dhe me një luftë të mundshme bërthamore në Gadishullin Korean”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së paralajmëroi për çështjen e përparimit të ndryshimeve klimatike, rritjen e pabarazisë dhe nacionalizmit. Guterres, bëri thirrje për më pak urrejtje, më shumë dialog dhe bashkëpunim ndërkombëtar kundrejt problemeve të sotit. Ndërsa Guterres në lidhje me pyetjen për planin e SHBA-ve për formimin e “Forcës së Sigurisë Kufitare” në Siri, tha se “do të ishte shumë mirë që populli sirian vetë të zgjidhte problemet e tij”. Guterres më tej theksoi se duhet të tregohet çdo përpjekje për të gjallëruar procesin e Gjenevës, tha se kriza në Siri nuk mund të zgjidhet me zgjidhje ushtarake.