Popullsia botërore pritet të arrijë rreth 7.6 miliardë banorë në fillim të vitit tjetër, njoftoi sot Fondacioni Gjerman për Popullsinë Botërore (DSW). Instituti pret që numri total i njerëzve në Tokë të arrijë afërsisht 7.591.541.000 në 1 janar. Vitin e kaluar, numri i popullsisë u rrit me 83 milionë ose afërsisht sa popullsia e Gjermanisë. Numri i personave në Afrikë pritet të rritet veçanërisht me shpejtësi në dekadat e ardhshme. Popullsia e këtij kontinenti pritet të arrijë 2.53 miliardë banorë deri në vitin 2050, nga 1.26 miliardë që është aktualisht.