Sarajevë, 6 shkurt – Nga shtetësia e BeH-së deri tani kanë hequr dorë pothuajse 78.000 persona, informojnë mediat boshnjake. Vetëm vitin e kaluar kanë qenë dorë 4.365 shtetas të BeH-së. Në vitet e para të pasluftës në vit janë dorëhequr nga 6 deri në 8 qytetarë, ndërsa në vitin 2002 ky numër është rritur në 8.000.
Qytetarët më së shumti heqin dorë nga shtetësia amë që të përfitojnë shtetësia të shteteve nga Evropa Perëndimore.
BeH-ja ka marrëveshje për shtetësi të dyfishtë me Suedinë, Kroacinë dhe Serbinë.
Nga BeH-ja gjatë katër viteve të kaluara janë larguar rreth 150.000 persona. Pritet dorëheqja nga shtetësia e BeH-së të vazhdoj të rritet edhe në vitet e ardhshme.