Një anëtar i lartë i familjes mbretërore në Arabinë Saudite, ka ngritur shqetësime në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.
Princi Turki al-Faisal ka thënë për BBC se ky veprim do të ketë ndikim negativ, duke e përforcuar Iranin dhe Rusinë si dhe sundimin e Presidentit Bashar al-Assad.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur në dhjetor se ka ardhur koha që ShBA-të t’i tërheqin trupat ushtarake nga Siria.
Princi Faisal ka folur para vizitës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, në Riad.
Pompeo po zhvillon një turne në Lindjen e Mesme, dhe tashmë ka vizituar Irakun, Jordaninë, Egjiptin dhe Behranin.