Mbeturinat nga rajoni i Pollogut vazhdojnë të mos transportohen në deponinë Rusino të Gostivarit. Të njëjtat transportohen për në deponinë Drislla, që është shumëfish më e shtrenjtë për shkak të distancës. Nga NPK-ja ditë më parë nënvizuan se ky problem do të tejkalohet
Urim HASIPI
Tetovë, 13 maj – Qeveria edhe përkundër marrjes së ingerencave pushtetit lokal për menaxhim me deponitë regjionale ende nuk ka ndërmarrë asgjë në drejtim të zgjidhjes së problemit me deponinë regjionale Rusino. Moszgjidhja e problemit të deponisë regjionale Rusino ka bërë që komunat e Pollogut të hasin në shumë vështirësi me grumbullimin në kohë të mbeturinave si dhe bartjen e tyre në vendet e duhura. Kjo situatë e krijuar tanimë për disa vite me radhë ka vështirësuar punën e ndërmarrjeve publike të komunave të Pollogut por ka rritur edhe shpenzimet e tyre sepse mbeturinat barten në deponinë Drislla të Shkupit. Problemet së fundmi kanë dalur në lidhje me asfaltimin e rrugës që çon në këtë deponi.
Problemet janë me shpronësimin e pjesës së rrugës.Për këta probleme kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari thotë se nuk ka qenë i njoftuar. Taravari thotë se komunat nuk janë më kompetente për deponitë regjionale, këto kompetenca i ka marrë qeveria dhe puna ka ngecur për shkak të disa problemeve për të cilat regjioni administrativ i Pollogut nuk i ka treguar.“Ju e dini se kompetencat për në Rusino i ka marrë qeveria dhe ajo është kompetente për të gjitha punët që duhet të bëhen atëje.Kompetencat nuk i ajnë marrë vetëm komunës së Gostivarit por të gjitha komunave.
Ju e dini se ngec puna, për shkak të disa problemeve që nuk na i kanë treguar administrate e regjionit të Pollogut”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit. Banorët, shprehen se pa u bërë pagesa e shpronësimit, nuk do të lejojnë as hedhje të mbeturinave dhe as fillim të punëve për asfaltimin e rrugës për në Rusino. “Patjetër në fillim të kryhet puna me qytetarët t`iu paguhet toka private, kjo është deponi regjionale s`është private, duhet të ulen gjitha komunat bashkë dhe ta zgjidhin problemin. Duhet bë shpejtë se na pengon shumë, me vite ne nuk mund të prodhojmë produktet ushqimore si duhet nga ujërat e zeza”, tha kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Bannjicë Nasir Hasipi.
Nga Rajoni planor i Pollogut thonë se, zgjidhja do të bëhet shpejtë ose me shpronësimin e tokës, ose me ndërrimin e një pjese të projektit. Taravari thotë se komuna e tij nuk ka të planifikuara fonde për shpronësim të tokës, ndërsa kërkon nga rajoni planor i Pollogut që të thirret mbledhje ku do të propozohet që pagesa të bëhet nga gjitha komunat, ndërsa punët administrative për shpronësimin, ti kryej komuna e Gostivarit.Mbeturinat nga rajoni i Pollogut vazhdojnë të mos transportohen në deponinë Rusino të Gostivarit. Të njëjtat transportohen për në deponinë Drislla, që është shumëfish më e shtrenjtë për shkak të distancës. Nga NPK-ja e Tetovës ditë më parë nënvizuan se ky problem do të tejkalohet, por pa dhënë detaje. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari është shprehur se tashmë 7 nga kërkesat e banorëve janë plotësuar.
“Disa vjet, aty banorët kishin ndaluar hedhjen e mbeturinave. Disa vjet, nuk ndodhte asgjë, sepse pikërisht banorët kishin disa kërkesa. Tashmë prej 12 kërkesave, shtatë janë realizuar, dhe është gati për të nisur asfaltimi i rrugës. Nuk e di cila kompani e ka fituar tenderin, por e di se asfaltimi duhet shumë shpejt të fillojë, pra kërkesat e banorëve po plotësohen”, deklaroi Taravari. Ai është shprehur se pas 15 vitesh të ekzistimit të këtij problemi, tash më seriozisht është duke u punuar në këtë drejtim. (koha.mk)