Shkup, 26 qershor- Maqedonia është vërshuar nga automjete të konfiskuara, por Agjencia për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar, sipas drejtorit Faton Asani, nuk mund të veprohet dhe t’i ndajë ndonjë institucionit shtetëror ose t’i ofrojë në ankand sepse plotfuqia e tyre është bllokuar në proceset e ngadalshme gjyqësore.
“Agjencia në vazhdimësi punon në këtë problematikë, ka konfiskime dhe presim edhe më të mëdha. Si Agjenci i presim gjykatat, pasi të marrim vendim të plotfuqishëm veprojmë. Në vazhdimësi po konfiskohet, momentalisht kemi problem të madh me automjete, e gjithë Maqedonia është vërshuar me to. Në Idrizovë dhe Milladinoc ka 3.500 automobila, 2.500 në Policinë pyjore, stacionet policore të stërngarkuara me automobila të tillë”, deklaroi sot Asani.
Në Maqedoni, por edhe në shtetet e tjera, shtoi, proceset ligjore zgjasin më shumë, katër deri në pesë vite dhe për këtë arsye gjykatat duhet të punojnë në mënyrë më të azhurnuar.
“Numëratori që është premtuar para zgjedhjeve duhet të qarkullojë, por që të ndodhë këto duhet të ‘qarkullojnë’ gjykatat. Nëse ‘qarkullojnë’ ata do të ‘qarkullojë’ edhe Agjencia”, komentoi Asani, duke mos dhënë të dhëna për vlerën e pronës së konfiskuar, në të cilin krahas automobilave ka edhe të holla dhe patundshmëri.
Në Konferencën rajonale vjetore për praktika më të mira në sferën e konfiskimit dhe menaxhim me pronën e konfiskuar në organizim të Rrjetit ballkanik inter-agjenci për menaxhim me pronë të konfiskuar (BAMIN), që po mbahet sot në Shkup, Asani tha se konfiskimi si masë represive njëkohësisht ka efekt parandalues, ndërsa autorët e veprave kriminele bëhen të vetëdijshëm se prona dhe dobia pronësore të përfituara përmes krimit do t’u konfiskohen.
Në Bosnjë e Hercegovinë, ku kanë filluar me konfiskim të pronës para një vit e gjysmë, deri tani është konfiskuar pronë në vlerë prej rreth 20 milionë euro, deklaroi Kenan Karo, drejtor i Agjencisë boshnjake për pronë të konfiskuar.
Janë konfiskuar hotele, konvikt, pompë benzine, automobila, vila të çmueshme, stoli…”Nga ajo pronë që e konfiskojmë, një pjesë u është dhuruar shoqatës për fëmijë të sëmurë me kancer. Qëllimi i gjithë rrëfimit është se gjithçka që konfiskohet të jepet në qëllime humanitare dhe sociale, për shkolla, klube sportive”, theksoi Karo, duke potencuar se nuk ka për qëllim që dikush të ndiqet për veprën e kryer penale dhe të marrë dënim me burg, ndërsa t’i mbeten milionat që i ka përfituar ilegalisht.
Siç potencoi zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, shtetet gradualisht e ndryshojnë mënyrën e veprimit nga ndëshkimi klasik me dënime me burg dhe theksi gjithnjë e më shumë vendoset në konfiskimin e pronës së përfituar ilegalisht dhe dobinë pronësore.
Sipas Ristovskit, të gjithë strategjitë e ndjekura me plane aksionale, e gjithë korniza ligjore dhe instrumentet e shumta ndërkombëtare për vete asnjëherë nuk janë të mjaftueshme për përfundim të suksesshëm të rrëfimit për krimin e organizuar. “Pa ndryshim të vetëdijes dhe pa aksion vendimtar të organeve shtetërore të gjithë dokumentet do të mbeten fjalë e vdekur në letër ndërsa të gjithë sferat e të jetuarit shoqëror do të vazhdojnë të jenë tokë e frytshme e punuar nga organizatat kriminele”, tha Ristovski.
BAMIN rrjeti është i përbërë nga agjenci relevante qeveritare nga vendet e Ballkanit Perëndimor përgjegjës për menaxhim dhe procesium të mëtejshëm të mjeteve dhe pronë të konfiskuara me procedura penale gjatë luftës me lloje të ndryshme të krimit.
Qëllimi i BAMIN-it, informoi përfaqësuesi i sekretariatit të saj Andrea D’Anxhelo, është që të ndihmohen shtetet të kenë procedurë më të mirë që sa më shpejt t’i shesin mjetet dhe pronat e konfiskuara dhe ato t’i kthejnë tek qytetarët dhe buxhetet shtetërore. “Ky është problem i përbashkët për të gjithë shtetet. Normalisht se kudo ka sfida. Krimi nuk njeh kufij, një kriminel nga Maqedonia do të investojë mjete të tij në një shtet tjetër dhe anasjelltas dhe nga këto arsye duhet të bashkëpunojmë. Nëse bashkëpunojmë atëherë krimi fiton”, porositi D’Anxhelo.
Me BAMIN sivjet kryeson Agjencia për Menaxhim me Pronë të Konfiskuar e Republikës së Maqedonisë.