Prodhuesit vendas të patateve do të marrin fara për mbjellje të patateve me farë dhe organike që tani e blejnë nga jashtë, kjo ndihmë do t’u mundësohet përmes projektit të përbashkët të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe ekspertëve nga Fakulteti i Bujqësisë në Universitetin e “Goce Dellçevit” (UGD) në Shtip.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski theksoi se me këtë projekt do të zvogëlohet importi i farave në vend.
“Përveç që punojmë me prodhimin e patates organike, projekti ka të bëjë me ndërtimin e kapaciteteve prodhuese, laboratori për marrjen e materialit të shëndetshëm dhe rritjen e prodhimit të patateve me farë. Lidhja e marrëveshjes me shoqatat bujqësore dhe aktivitete të tjera. Ekipet e të dyja institucioneve kryesore janë në terren dhe tanimë i përpilojnë të gjitha këto aktivitete në periudhën e ardhshme”, tha Nikolovski.
Theksoi se së bashku me ekipin e Fakultetit të Bujqësisë në UGD – Shtip sot do të bëjnë edhe mesataren, por edhe do të eksportohen llojet e deritanishme, me mundësi për siç tha, rritjen e kontributeve dhe gjetjen e popullsitë lokale indigjene.
“Mbështetjen teknike që e jep Ministria, respektivisht programi për zhvillim rural, të cilën e filluam në vitin 2018 është me publikimin e thirrjeve publike për hulumtim, për publikime, për analiza, strategji. Si rezultat i mbështetjes teknike për momentin filloi edhe të punohet në Strategjinë e re kombëtare për bujqësi të vitit 2021-2027”, tha Nikollovski.
Ai theksoi se në përpunimin e Strategjisë së Bujqësisë në vitin 2021-2027 do të përfshihen shkencëtarët, ndërsa siç potencoi kjo është plotësisht e rëndësishme me hapjen e kapitullit të Bashkimit Evropian. Republika e Maqedonisë së Veriut patjetër duhet të pajtohet me politika bujqësore të BE-së, ndërsa në mesin e temave të rëndësishme në këtë sektor është edhe bujqësia precize dhe digjitale që do të jetë pjesë e Strategjisë së re.
Përsëriti se në thirrjen e parë të IPARD Programit janë lidhur 940 marrëveshje, ndërsa në Agjencinë e Pagesave janë arritur 800 kërkesa për pagesën e mjeteve, që do të thotë projektet janë realizuar. Ndërsa në thirrjen e dytë dhe të tretë për IPARD programin, që ishin në janar dhe shkurt të këtij viti tanimë janë filluar edhe marrëveshjet me ata bujq dhe firma nga industria përpunuese që kanë aplikuar për shfrytëzimin e mjeteve.
Ministri Nikolovski sot në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin “Goce Dellçev” (UGD) mori pjesë edhe në këshillimin e dytë ndërkombëtar “Agroshkencë dhe praktikë”. Dekani i Fakultetit të Bujqësisë në UGD – Shtip, lupço Mihajllov theksoi se këtë vit ka edhe shkencëtarë nga Finlanda, Bullgaria dhe Serbia, ndërsa tema është “Mënyra e nxitjes së transferimit të dijeve, teknologjive, inovacioneve në drejtim të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit midis shkencës dhe praktikës”.
Konsideron se bujqit vendas tanimë i vëzhgojnë trendet në bujqësi dhe i shfrytëzojnë këshillat nga shkenca, tani për vitin e ardhshëm e dinë tema se se si bujqit ta realizojnë mbjelljen pa përpunimin e tokës do të përfshihet në këshillimin e tretë profesional ndërkombëtar. (koha.mk)