Paris, 17 qershor – Prokuroria franceze sot kërkoi dënim me burg prej gjashtë muajve për ish-presidentin Nikolla Sarkozi, I cili po gjykohet për financim illegal të fushatës parazgjedhore në vitin 2012, lajmëroi televizioni francez BFM.
Zëdhënësi I prokurorisë nuk deshi t’I komentojë këto akuza.
Sarkozi të marten I mohoi akuzat në gjykimin për financimin e paligjshëm të fushatës së tij të pasuksesshme, duke pohuar se shpenzimet nuk ishin përgjegjësi e tij.
Prokurorët pohojnë se Partia konservatore e Sarkozit ka shpenzuar pothuajse dyfish më shumë se 22,5 milionë euro të lejuara me ligj për tubime të mëdha publike në fushatë, e më pas angazhoi një agjenci miqësore për marrëdhënie m opinionin për t’I mbuluar shpenzimet.
Sarkozi para gjykatës deklaroi se nuk ka qenë I përfshirë në logjistikën e fushatës së tij dhe se nuk e din se si janë shpenzuar paratë.