Stokholm, 3 korrik – Prokuroria e Suedisë do të heqë dorë nga kërkesa drejtuar Britanisë së Madhe të lejojë marrje në pyetje për themeluesin e Uikiliksit, Xhulian Asanzh për akuzat për dhunim prej vitit 2010.
Asanzh mbajti dënim prej 50 javëve në Britani të Madhe për shkak të shkeljes së rregullave për kaucion, pasi që shtatë vite kaloi në ambasadën e Ekuadorit në Londër për të evituar ekstradimin në Suedi për shkak të gjoja dhunimit.
Prokuroria e Suedisë, e cila e heton rastin, në faqen e vet të internetit kumtoi se ka filluar me analizë të dëshmive dhe se nuk do të sjellë kurfarë vendime të rëndësishme për hapat e ardhshëm përderisa procesi nuk kompletohet.
“Kjo do të thotë se për momentin nuk është në lojë shpallja e urdhërit evropian për hetim”, kumtoi zëvendësja e drejtorit të prokurorisë publike, Eva-Mari Person.(koha.mk)