Shkup, 15 shkurt – Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, në një deklaratë për Tv “24 Vesti” thotë se autobusi i cili u rrokullisë të mërkurën ka qenë në gjendje të mirë teknike, transmeton KOHA.
Në deklaratën e tij, ai thotë se të punësuarit në kompanin e tij janë dëgjuar me telefon me vozitësin dhe se atyre ua ka zbuluar arysen e fatkeqësisë, gjegjëishts e ka humbur kontroll mbi vetveten gjatë kohës sa ka qenë duke e drejtuar autobusin.
“Person përgjegjës në ‘Durmo Turs’ ka kontaktuar me vozitësin pas fatkeqësisë. Ai ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm dhe se ka humbur kontrollin, në nënpyetjen se a ka humbur kontrollin mbi vetveten apo mbi autobusin, përgjigja ka qenë se ka humbur kontrollin mbi vetveten. Ndoshta për arsye shëndetësore. Autobusi është rrokullisur rreth 200 metra, nuk asnjë gjurmë frenimi, as reagim të vozitësit”, thotë Beluli, transmeton KOHA.
Ai shton se ndjenë përgjegjësi morale dhe se u shpreh ngushllimet më të sinqerta familjarëve të të vdekurëve.
“Ata ishin anëtarë të familjes sonë, me vite kanë udhëtuar me ne. Në Gostivar me të gjithë njihemi”, theksoi Beluli. (koha.mk)