Tiranë, 20 shkurt – Para protestës së nesërme të opozitës së bashkuar, policia shqiptare u ka bërë thirrje organizatorëve të distancohen nga skenarët e dhunës të cilat “por përgatitën për protestën e nesërme”.
Sipas njohurive të policisë do të ketë tentim për hyrje me forcë në Kuvend, përcjellë gazeta KOHA.
“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë. Për të parandaluar çdo mundësi të tillë, Policia e Shtetit, u bën apel në radhë në radhë të parë organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues”, qëndron në kumtesën e policisë.
Policia paralajmëron se forcat e policisë dhe të sigurisë janë të gatshme të përgjigjen me forcën e ligjit dhe me proporcionalitet, të çdo veprimi joligjor apo akt të dhunës.
“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si edhe paprekshmërinë e institucioneve gjatë kohës së zhvillimit të protestës”, theksohet në kumtesën e policisë.
Në të njëjtën kohë janë prononcuar nga Garda Kombëtare, e cila i këshillon ekipet e gazetarëve me vete të marrin maska kundër gazit.
Përndryshe, për sigurinë e nesërme do të angazhohen rreth 2.000 pjesëtarë të policisë, Garda, njësitet speciale, identike si edhe në protestën e mbajtur të shtunën, kur pati tentim me forcë të hyhet në godinën e Qeverisë.(koha.mk)