Mijëra protestues sot kanë protestuar në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Ajres për shkak të masave ekonomike të Grupit 20 të vendeve më të zhvilluara.
Pjesëtarët e policisë dhe patrullës kufitare ishin sistemuar në zonën prej 12 kilometra katorë rreth qendrës Kosta Salguero, ku po mbahet Samit i G-20.
Marshi protestues, i organizuar nga Shoqata e Punonjësve Sindikalë po mbahet rreth pesë kilometra nga vendi i po mbahet Samiti.
Qeveria e Argjentinës i ka këshilluar banorët e Buenos Ajresit ta lëshojnë qytetin derisa zgjat samiti.
Ministrja argjentinase e Sigurisë Partisha Bulhrih deklaroi se në vend nuk kanë hyrë grupe të dhunshme të cilët do të merrnin pjesë në protestë. Ajo theksoi se protestën e sigurojnë 2.500 policë.