Qindra njerëz që e mbështesin të drejtën e abortit dhe kundërshtarët e tyre u mblodhën sot para Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila filloi t’i dëgjojë argumentet në rastin që mund të anulojë vendimin Ro kundër Vejd nga viti 1973 me të cilën legalizohet aborti në nivel kombëtar.
Vendimi përfundimtar pritet në qershor të vitit të ardhshëm.
Grupet rivale të protestuesve qëndruan pranë njëri-tjetrit duke u përpjekur të tejkalonin njëri-tjetrin.
Aktivistët e abortit bërtisnin “Çfarë duam? Qasja në abort. Kur? “Tani.”
Kundërshtarët e abortit mbanin pankarta të mëdha në të cilat shkruante “aborti është vrasje”, ndërsa disa mbanin kryqe dhe luanin muzikë krishtere.
Gjyqtarët po e shqyrtojnë kërkesën e shtetit Misisipi për të rivendosur ligjin e shtetit në 2018 për ndalesën e abortit pas javës së 15-të të shtatzënisë, i cili është bllokuar nga gjykatat më të ulëta.
Në vendimin e RO kundër Vejd, i cili u konfirmua në vitin 1992, gjykata arriti në përfundimin se shtetet nuk mund të ndalonin abortin përpara se fetusi të mund të jetonte jashtë mitrës, që mjekët thonë se ishte midis javës 24 dhe 28 të shtatzënisë. Ligji i Misisipit ndalon abortin pas javës së 15-të të shtatzënisë. Ky shtet federal kërkon nga Gjykata e Lartë t’i rrëzojë të gjitha vendimet e mëparshme dhe ta kthejë çështjen e abortit në votim në secilin shtet individual.
Kundërshtarët e abortit shpresojnë se Gjykata e Lartë do të ulë ose rrëzojë vendimin në rastin Ro kundër Vejd.
Gjykata, në të cilën konservatorët kanë një shumicë gjashtë me tre, ra dakord të dëgjojë çështjen, që nuk është një shenjë e mirë për avokatët e abortit, tha Hajdi Sik, drejtore dhe bashkëthemeluese e projektit të mobilizimit të votuesve #VOTEPROCHOICE, i cili promovon kandidatët që mbështesin të drejtën për abort.
Kundërshtarët e abortit para Gjykatës thaneë se presin që gjyqtarët të kufizojnë të drejtën për abort.